MOST-i, kritikon KSHZ-në

  • 9 years ago
Asociacioni qytetar MOST ka vëzhguar punën e organeve zgjedhore gjatë raundit të parë zgjedhorë dhe ka konstatuar se Komisioni Shtetëror Zgjedhor, nuk ishte në nivelin e detyrës së organit më të lartë zgjedhor i cili duhej të kujdeset për ligjshmërinë në realizimin e zgjedhjeve. Sipas Darko Aleksov nga MOST-i, gjatë shqyrtimit dhe vendimeve rreth ankesave të partive politike për raundin e parë zgjedhorë anëtarët e KSHZ-së zhvillonin debat politikë dhe jo profesional.

"Gjatë diskutimeve për ankesat anëtarët e KSHZ-së në vend se ti përmbahen lëndës së debatit shpeshherë mbanin fjalime politike dhe përfaqësonin qëndrime politike që nuk është e lejuar për një organ të këtillë", deklaroi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST-it.

MOST gjithashtu ka reaguar rreth rasteve të zgjedhësve të cilët nuk mundeshin të gjenin veten në Listën zgjedhore dhe apelon që para raundit të dytë zgjedhorë të mund ta kontrollojnë se janë apo jo, që në ditën e votimit të mos enden nga një vendvotim në një tjetër.

"Apelojmë deri te të gjithë qytetarët para raundit të dytë zgjedhor që t'i kontrollojnë të dhënat në ueb faqen izbirackispisok.gov.mk, për të vërtetuar saktësisht vendin zgjedhor në të cilin ata mund ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore. Qytetarët të cilët nuk do të gjenden në Listën zgjedhore i drejtojmë deri te departamentet rajonale të KSHZ-së për të vërtetuar pse nuk janë në Listën zgjedhore. Gjithashtu, apelojmë deri te institucionet kompetente që t'i hulumtojnë rastet e këtilla dhe ta informojnë opinionin për arsyet për të cilat këto qytetarë nuk janë në Listën zgjedhore", tha Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST-it.

Nga MOST-i gjithashtu paralajmërojnë se do të vëzhgojnë edhe raundin e dytë zgjedhorë dhe atë edhe më 6 prill kur do të votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, si dhe në vetë ditën e zgjedhjeve më 7 prill. Bedri Rexhallari

Recommended