Rritet tensioni, Korea e Jugut: Jemi gati kundër Penianit

  • 9 years ago
PENIANI- Rritet edhe më shumë tensioni në gadishullin korean. Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong premtoi të forcojë arsenalin bërthamor. Lajmi u bë i ditur dje nga agjencia zyrtare koreanoveriore Kcna.
Duke folur në hapje të seancës plenare të Komitetit Qëndror të Partisë së punës, mbledhja e parë që prej shtatorit 2010, Jong konfirmoi se Peniani do të përmirësojë "sistemet e parandalimit të sulmeve bërthamore". Sipas Kcna, Jong ka thënë se "armët bërthamore nuk jam një modhenë shkëmbimi politik apo për një marrëveshje ekonomike"
Korea e Veriut deklaron se është gati të qëllojë edhe bazat amerikane në Japoni në rast lufte në gadishullin korean, shkruante dje Rodong Sinmun, e përditshmja e Partisë së Punës në Korenë e Veriut e cila specifikonte bazat ushtarake në Misawa (prefekturë e Aomori), Yokosuka (prefekturë e Kanagawa) dhe Okinawa, të Japonisë
Nga ana e saj Korea e Jugut sot premtoi se "do t'i japë një përgjigje të fortë" agresionit të Koresë së Veriut, duke rritur në këtë mënyrë tensionin në gadishull. Presidentja e Koresë së jugut Park Geun-hye i tha sot zyrtarëve të Mbrojtjes se i kishte marrë shumë seriozisht kërcënimet e Penianit.
"Nëse do të ketë ndonjë provokim kundër Koresë së jugut dhe njerëzve të tij do të ketë një reagim të forte pa asnjë paralajmërim politik"- tha presidentja e Koresë së Jugut.
Kërcënimi vjen pak ditë pasi Peniani deklaroi se ndodhet në gjendje lufte me Korenë e Jugut, gati dhe për një luftë bërthamore nëse Korea e Jugut dhe SHBA do bashkohen kundër Koresë së Veriut. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended