Fier, arrestohet babai për inçest me vajzën, 2 fëmijët: Gënjeshtër

  • 9 years ago
Një 58-vjeçar nga Levani i Fierit është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar më vajzën e tij 16-vjeçare. Burimet zyrtare nga policia e qytetit thanë se Adem Geci akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij, madje sipas dëshmisë së vajzës mendohet se abuzimi ka nisur qëkur vajza ishte vetëm 13 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 58-vjeçari me origjinë nga Tropoja ka shfaqur prej kohësh probleme mendore.

Kallëzimi për rastin konkret është bërë nga vajza e tij 16-vjeçare, në Komisariatin e Policisë Tropojë, pasi vajza kishte rreth tre muaj që ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek të afërmit e saj në rrethin e Tropojës.

VAZJA E MADHE DHE DJALI: NGJARJA E SAJUAR, BABAI PERKUJDESEJ PER NE
Pyetur për këtë ngjarje, vajza e madhe e cila ndodhej në banesë së bashku me vëllain e saj të vogël, e tronditur nga arrestimi i të atit hedh poshtë akuzat e ngritura pasi sipas saj ai nuk e ka bërë një gjë të tillë. Vajza e tij e madhe, e cila studion në Tiranë, e konsideron historinë të sajuar, pasi e cilëson të atin një njeri fanatik, që i ka rritur fëmijët me halle, por nuk është shprehur kush e ka bërë.

Të njëjtin reagim ka pasur edhe djali i vogël i tij, i cili shprehet se babai është përpjekur gjithmonë për ta.

Recommended