Berisha në Konventë: Të dashur të papunë, ja pse dua të më besoni

  • 9 years ago
Partia Demokratike zhvilloi sot, Konventën për Punësimin dhe Pagat në Pallatin e Kongreseve. Konventa ishtë ndërtuar me një skenografi moderne, ku mbizotëronte ngjyra blu, me muzikë kumbuese, që i paraprinte folësve dhe me ndërprerje të shkurtra filmike, që paraqisnin, momentet më pikante të takimeve të Kryeministrit Berisha në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e hapi atë, prezantoi sukseset e Qeverisë në këtë fushë gjatë 8 viteve të fundit dhe synimet për të ardhmen, në një mandat të ri të PD-së. Më pas, folën figurat kryesore të Qeverisë dhe PD-së, derisa takimi arriti kulmin e tij me fjalën e Kryeministrit Berisha. Berisha, gjatë fjalimit të tij, që shoqërohej me thirrjet entuziaste të saj, iu drejtua disa herë të papunëve me fjalët: "Të na besoni sepse...". Në fjalën e tij spikati thënia "Në kulmin e krizës, ne menaxhuam shtrëngatën". (ar.sh)

Recommended