Papa Françesku bën Udhën e Kryqit: Të përcjellim fjalë dashurie e faljeje

  • 9 years ago
Papa Françesku kremtoi për herë të parë në Kolose, Udhën e Kryqit, një rit tejet prekës ku një grup të rinjsh libanezë ka përpiluar tekstet e udhës me meditimet shpirtërore, reflektimet mbi vuajtjet dhe shpresat e botës bashkëkohore. Në përfundim të Udhës së Kryqit, Ati i Shenjtë iu drejtua mijëra besimtarëve të pranishëm në amfiteatrin e lashtë duke i falenderuar ata që u bashkuan në këtë çast lutjeje të thellë dhe tha se "nuk dua të shtoj shumë fjalë pasi në këtë natë duhet të mbetet një fjalë e vetme, që është vetë Kryqi me të cilën Jezusi iu përgjigj së keqes së botës". (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended