OKB, bllokohet marrëveshja për armët

  • 9 years ago
Irani, Koreja e Veriut dhe Siria kanë bllokuar traktatin e parë për rregullimin e tregtisë globale prej 70 miliardë dollarësh, sa i përket armëve konvencionale. Drafti do t'u kërkonte shteteve të siguronin se armët konvencionale nuk do të transferoheshin nga njëri kufi në tjetrin, nëse ato do të përdoreshin për abuzime ndaj të drejtave të njeriut.

Negociatat rreth marrëveshjes për rregullimin e tregtisë me armë në botë dështoi përsëri. Nuk u arrit konsensus për tekstin e propozuar. Sipas kryetarit të Konferencës së OKB-ve, për tregtinë me armë, Peter Vulkot, fajtor për këtë ishin Irani, Koreja e Veriut dhe Siria. Përfaqësuesit e këtyre vendeve thanë se nuk mund ta pranojnë marrëveshjen, e cila, sipas tyre, është një kërcënim për aftësitë e tyre mbrojtëse.

"Në emër të delegacionit të Republikës Demokratike Popullore të Koresë, dëshirojë që të shpjegojë se Koreja e Veriut e kundërshton miratimin e propozim-vendimit, i cili nuk siguroi konsensus", tha Ri Tong Il, ambasador i Koresë së Veriut në OKB.

"Të përfundojmë, Irani është i gatshëm për bisedime mbi këtë temë, por nuk do të mbështesë opsionin merre ose lëre. Më vjen keq që synimet e sinqerta të disa vendeve, për një marrëveshje të ekuilibruar dhe jo-diskriminuese nuk u dëgjuan", tha Muhamed Kazae, ambasador i Iranit në OKB.

Diplomatët kanë punuar gati një dekadë, për të arritur marrëveshjen mbi një komplet parimesh për të ndaluar rrjedhjen e pakontrolluar të armëve, teksa të enjten shumë prej tyre besuan se traktati ishte shumë pranë gjetjes së konsensusit. Traktati do t'i ndalojë vendet të eksportojnë armë konvencionale, përkundrejt embargove të armëve, apo armë që mund të përdoren për akte gjenocidi, krime ndaj njerëzimit, krime lufte apo terrorizëm. Që të miratohej marrëveshja duhej që e njëjta të merrte mbështetjen e të gjithë 193 vendeve - anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në kushtet e këtilla ekziston mundësia që propozim-marrëveshja të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve. Petar Bllazhevski

Recommended