Apeli i nënës së Gëzim Bashllarit nga Vlora

  • 9 years ago
Në një prononcim telefonik për A1 REPORT, Vjoleta Bashllari, nëna e Gëzim Bashllarit njërit prej 2 peshkatarëve të zhdukur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm bën apel për ndihmë. Me lot në sy dhe zëri që i dridhet Vjoleta kërkon ndihmën për të shpëtuar djalin e saj, dhe shokun, dy djem 25 vjeçarë.
"Të lutem ngrini një helikopter, nuk ka shumë det, bëhet fjalë për jetën e dy njerëzve po luftojnë me vdekjen. Në 4 të mëngjesit kemi pasur kontakt telefonik, por nuk ka linjë. Ata kanë sjellë vetëm dy mjete, nuk është kohë e keqe, Anijet nuk i gjejnë dot. Ju lutem na ndihmoni. Janë dy djem nga 25 vjeç . I bëj thirrje ministrit të Mbrojtjes të sjellë një helikopter. Kam që në 05:00 të mëngjesit që qaj për djalin më ndihmoni"
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended