Ali Elezi: Për pak minuta niset helikopteri, deti po përkeqësohet

  • 9 years ago
Ali Elezi, Shefi i koordinimit të operacionit kërkim shpëtimi në një prononcim telefonik për TV A1 REPORT tha se operacioni vazhdon me 4 mjete. Ai konfirmon se brenda pak minutash pritet të niset një helikopter për operacionin e kërkim shpëtimit ndërkohë që deti përkeqësohet dhe mjetet e Guardia di Financa kanë kërkuar që të kthehen në breg.
"Informacioni mbërriti në orën 06: 50. U angazhuan mjete të policisë kufitare, rojes bregdetare, Guardia di Financa. Informaicioni për vendndodhjen ka lëvizuar afër derdhjes së Vjosës, më pas ishullit Sazani ndërsa kërkimi është përqëndruar aktualisht nga derdhja e Vjosës në veri të Sazanit. Është provuar të komunikojnë me telefon me dy peshkatarët por është e pamundur, mesaduket ndodhen në njëzonë ku nuk ka valë telefonike. Rojet bregdetare thonë se një helikopter po shkon në ndihmë. Ndërkohë që situata në det po përkeqësohet dhe rojet bergdetare kanë kërkuar t'i afrohen bregut."
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended