Ambasadorja gjermane: Situata po dominohet nga tensione politike

  • 9 years ago
GJIROKASTER - Ambasadorja gjermane në Tiranë Carole Muller-Holtcemper deklaron se situata parazgjedhore po shoqërohet nga tensione politike dhe u bën apel partive politike të shmangin.

Nga Gjirokastra, ku ajo u nderua me titullin "Qytetare Nderi", Holtcemper tha se zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për këtë ajo kërkoi zgjedhje transparente dhe të ndershme.

"Për sa i përket problemit të zgjedhjeve unë nuk jam parashikuese e fateve. Mund të them se realiteti dominohet nga tensione politike, sa i përket situatës zgjedhjeve. Zgjedhjet janë të rëndësishme pasi vedosnin për të ardhmen e një vendit, por duhet të mbetemi me këmbë në tokë . Ajo çka duhet krahasuar janë programtet me njëri tjetrin për sa i pëkret të ardhmes së vendit duhet të jemi sa më pak konfliktual me njëri tjetrin dhe pa hyrë në nivel të personalizimit të konflikteve, shpresojmë që zgjedhjet të jenë transparente dhe të fitojë ekipi më i mirë me programin më të mirë.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended