Bullgari- Maqedoni, kërkohet infrastrukturë më e mirë

  • 9 years ago
Maqedonia dhe Bullgaria patjetër do duhet të punojnë më shumë në përmirësimin e lidhjes infrastrukturore mes dy vendeve, në mënyrë që të përforcohet bashkëpunimi ekonomik, theksuan sot afaristët e dyja vendeve. Ata formuan edhe Odën maqedonase- bullgare, që do punojë në rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve në përpjekje që ajo të arrijë në 2 miliardë euro në vit.

"Mungon lidhja infrastrukturore, kjo është një kalldrëm ballkanike. Patjetër të theksoj se nëse ne në Sofje arrijmë për një orë e gjysmë në vend të dy orë e gjysmë, atëherë në kemi kursyer një pjesë të kohës sonë dhe biznesit tonë. Prandaj infrastrukturën ne do e vendosim si një nga opsionet e para për rritjen e këmbimit të biznesit mes dy vendeve. Fillimisht prioritet është infrastruktura rrugore e më pas ajo hekurudhore", tha Zore Temelkovski, Oda maqedonase-bullgare.

Sipas afaristëve bullgar, pengesat administrative janë kyçe për biznesin në vend, por thonë se në vitet e kaluara, ato pengesa ngadalë janë tejkaluar. Megjithatë afaristët , porosisin se vendi nuk duhet t'i anashkalojë problemet e infrastrukturës.

"Unë në mëngjes erdha nga Sofja dhe në vend se të vijë për një orë e gjysmë, unë arrita për tre orë. Maqedonia nuk qëndron mbrapa nga vendet e rajonit, e di se tani punoni në drejtim me Greqinë dhe shpresoj se me dinamikën e njëjtë do punoni edhe në drejtim të Sofjes përmes Kumanovës", u shpreh Kiril Pendev, bankier nga Bullgaria.

Bullgaria është në vendin e katërt ne lisën e vendeve me të cilat Maqedonia ka këmbim më të madh tregtar. Në këmbimin e përgjithshëm tregtarë të Maqedonisë me botën, këmbimi i Maqedonisë me Bullgarinë bën pjesë me rreth 6.5%. Maqedonia në Bullgari më shumë eksporton plumb, bakër dhe zink, ndërsa më shumë importon vajra të naftës, energji elektrike dhe vaj të papërpunuar të lulediellit. Natasha Stojanovska

Recommended