Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Televizioni ALSAT-M ka raportuar në mënyrë të balancuar mbi zgjedhjet e fundit lokale. Kështu u konstatua sot gjatë seancës së rregullt të KRD-së ku u debatua për raportimin e mediave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Zëvendës kryetari i KRD-së, Milaim Fetahi tha se ALSAT-M nuk ka treguar tendenca të anshmërisë ndaj ndonjë partie politike, siç vërehet në disa media që emetojnë program në gjuhën maqedonase.

"Televizioni ALSAT, Tv ERA dhe Servisi publik në gjuhën shqipe, gjegjësisht MTV2 janë në korniza të balancimit edhe pse këtu do të matet në fund ai elementi i profesionalizmit të mbulimit të tyre, por unë mund të them jam i kënaqur me këto 3 media se nuk kanë treguar tendenca ekstreme të anshmërisë siç vërehet në disa media që emetojnë programin në gjuhën maqedonase", tha Milaim Fetahi -- zv/kryetar i KRD-së.

Sipas Fetahit disa media kombëtare në vend, kryesisht në gjuhën maqedonase nuk kanë raportuar objektivisht dhe kanë shkelur rregullat e KRD-së.

"Si zakonisht këtu janë, e dini dhe ju vetë, në nivelin shtetëror e kemi Televizionin Sitel, pastaj Kanal 5 e kështu me radhë por pasi që është kjo një mbulim periodik prej 4 marsit e deri në 19 mars, të gjitha të dhënat do ti keni në mbarimin fushatës zgjedhore, ku numrat do të vërtetojnë këtë që them unë", u shpreh Milaim Fetahi -- zv/kryetar i KRD-së.

Nga Këshilli për Radiodifuzion informuan se përveç raportimit të mediave dhe matjes së minutave të kushtuar për njërën apo tjetrën parti politike do të analizojnë edhe tonet qofshin ato pozitive ose negative që kanë përdorur mediat për partitë politike që kanë qenë në garë në zgjedhjet e fundit lokale. Për çdo media që do të konstatohet se nuk ka qenë në nivel të profesionalizmit dhe objektivitetit gjatë fushatës, në bazë të ligjit për veprimtari radiodifuzive por edhe në bazë të ligjit për zgjedhjet, do të pasojnë padi kundërvajtëse. Valmir Kuçi

Category

📺
TV

Recommended