Kërkimet për trupin e J.Çelës në Sharrë, gjendet 1 batanije e kuqe

  • 9 years ago
TIRANE - Pas rreth 4 ditëve pa asnjë gjurmë, sot rreth orës 10:40, gjatë kërkimeve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë për trupin e 11-vjeçarit Julian Çela është gjetur një batanije e kuqerremtë, e cila është marrë për t'u ekzaminuar nga ekspertët. Batanija e gjetur i ngjason asaj të përshkruar nga Ardian Prenjasi, me të cilën ai rrëfeu se kishte mbështjellë Julianin pasi e kishte vrarë. Kërkimet po kryhen nga ushtarët e Forcave të Armatosura dhe punëtorë të landfillit të Sharrës. I akuzuari nga drejtësia shqiptare për dhunën seksuale dhe homoseksuale ndaj 10-vjeçarit A.C, pas arrestimit deklaroi tepër ftohtësisht në polici se kishte vrarë Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur prej 30 nëntorit të 2012-ës. Prenjasi tha se Julianin, djalin e zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela, e kishte vrarë po atë ditë që e rrëmbeu dhe më tej e kishte mbështjellë me batanije të kuqe dhe se e kishte hedhur në koshin e plehrave. Pas kësaj dëshmie, në landfillin e Sharrës, aty ku Prenjasi thotë se pa të hidhej trupi i Julianit nga makina e plehrave, vazhdojnë kërkimet prej ditësh, por deri tani pa dhënë asnjë rezultat. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended