TIRANE - Një prej 4 të akuzuarvë kryesore për vdekjen e 26 personave më 15 mars 2008 në Gërdec, mohon se do të shkelë ndonjëherë në fshatin ku ndodhi tragjedia, duke deklaruar se atë ngjarje do ta fshijë nga kujtesa një herë e mirë. Mihal Delijorgji vetëm dy ditë më parë ka lënë qelinë e burgut në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për pafajësi. Ne një intervistë për Shqiptarja.com, ai sqaron disa enigma të gjyqit, procesit, marrëdhëniet me politikën, burgun, çfarë do të bëjë me biznesin e tij, por dhe me atë që e rrethon. (ad.ti/shqiptarja.com)