Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Numër i madh mërgimtarësh kërçovarë vazhdojnë të zbresin në vendlindje, në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës. Ardhja e tyre filloi që nga e enjtja e kaluar, dhe numri i tyre ka ardhur duke u rritur. Autobusët e parë nga Italia kaluan mbrëmë kufirin në Qafë Thanë, ndërkohë që sot dhe nesër pritet një valë akoma më e gjerë dyndje autobusësh. Siç mëson Alsat M, bëhet fjalë për dhjetëra autobusë nga Italia, Austria dhe Gjermania që do të zbarkojnë në vendlindje këto ditë. Përveçse me autobusë, në aeroportet maqedonase pritet të aterrojnë edhe 12 fluturime private, 4 në Shkup dhe 8 në Ohër. Aeroplanët do të transportojnë kryesisht mërgimtarë nga Zvicra. Në këto dy ditë, fluturime kryesisht nga kontinenti amerikan do të zbarkojnë edhe në aeroportin e Prishtinës, prej ku, me transport të organizuar me autobusë, mërgimtarët do të mbërrijnë në vendlindje. Akoma nuk dihet numri i saktë i mërgimtarëve kërçovarë të cilët do të kthehen në vendlindje për të votuar më 24 mars, por flitet për disa mijëra syresh që do të mbushin deficitin e votave shqiptare ndaj atyre maqedonase. Në zgjedhjet parlamentare të 2011, diferenca e votave etnike ishte rreth 4000. Me ndarjen e re territoriale, Kërçovës iu bashkëngjitën 4 komuna kryesisht shqiptare, dhe kështu, për herë të parë, shqiptarët do të jenë shumicë në këtë komunë dhe kanë të gjitha shanset që kryetar të zgjedhin një shqiptar. Pas koalicionit maqedonas etnik në Kërçovë dhe Strugë, u bë e qartë se në këto dy komuna do të zhvillohet një garë e ashpër etnike. Pikërisht përshkallëzimi i gjuhës së politikanëve dhe rritjes së ndjenjës kombëtare, bëri që mërgimtarët t'i përgjigjeshin thirrjeve për kthim në vendlindje, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended