Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
VENECIA- Një rrjet trafiku droge i përbërë nga 10 shqiptarë është shkatërruar sot gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Urdhërarrestet e prerë nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias janë ekzekutuar mes dy shtetesh në operacionion e nisur njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Fillimisht lajmi u publikua në media italiane më pas Policia e Vlorës konfirmoi për operacion të përbashkët mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe autoritetit të antimafias të koduar "Underground- Al" (Nëntoka)
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV

Recommended