Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Rreth 10 mijë fidanë me viruse të dëmshëm janë importuar nga Serbia në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Inspektorati Shtetëror Fitosanita, përgjegjës për ruajtjen dhe kontrolle të tilla, në ushqime, në ambient etj. Një pjesë e fidanëve tashmë janë shkatërruar, një pjesë tjetër do të digjen këto ditë, ose do të kthehen në Serbi. 750 fidanë pjeshke dhe kumbulle përmbanin e virusin e dëmshëm "Plum boks", të njohur në popull si "sharka", ndërsa në 7 550 fidanë ishte hasur virusi i vyshkjes së gjetheve. Këto dy viruse mund të rrezikojnë edhe pemët e shëndosha.

"Virusi shkakton këputjen e fidanit. Pasojat e virusit janë; fruta jo cilësore, rënie rendiment, këputja e frutave pa u pjekur, deformim të frutit si dhe dëmtim i gjetheve. Këto gjëra nuk duhen parë sipërfaqësisht, por kërkojnë vëmendje, pasi morthi në gjethe dhe insektet e tjerë mund t'i bartin viruset edhe tek pemët e shëndetshme", tha Risto Vuçkov, Profesor.

Ekspertët e bujqësisë iu bëjnë thirrje bujqve, t'i blejnë fidanët vetëm nga farmacitë e regjistruara nëse duan të jenë të sigurt për prodhimin e tyre. Fidanët e sëmurë, që ishin importuar nga Serbia, kishin si destinacion kopshtet në Shkup, Katllanovë, Negotinë dhe Kriva Pallankë. Verica Pavloski

Category

📺
TV
Comments

Recommended