SHKODËR - Plot 18 familje që banojnë pranë lagjes Livadheve në qytetin e Shkodrës nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesat e tyre edhe pse ishte dhënë urdhër për t'i lëshuar ato pasi rritja e nivelit të ujit përreth banesave mund të shkaktonte përmbytjen.
Në fakt kanë qënë vete banorët që në fillim kanë kërkuar të evakuohen por pasi kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë për evakuimin e tyre, banorët nuk kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre. (ad.ti/shqiptarja.com)
Comments