Ka filluar ardhja e mërgimatëve të parë kërçovarë për të votuar në zgjedhjet e 24 marsit. Aeroplani me grupin e parë prej 100 mërgimtarëve ka aterruar në aeroportin e Prishtinë. Iljaz Kadriu nga Kërçova tani më shumë se 30 vite punon dhe jeton në Çikago të SHBA-ve. Ai thotë se ardhja e tij ishte me dëshirën për të mbështetur kadidatin për kryetar të Kërçvës, Fatmir Dehari. Sipas Kadriut, bashkë me të kanë ardhur rreth 100 mërgimtarë kërçovarë, disa prej të cilëve kishin ateruar në aeroportin e Prishtinës ndërsa të tjerët në aeroportin e Shkupit.
"Ardhja jonë duhet të vlejë se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, janë obligim kushtetues dhe e drejtë e qytetarit, ne mendojmë se organizimi i zgjedhjeve do të jetë në nivel, do të kemi zgjedhje demokratike dhe korrekte dhe po të ndodhi kështu shqiptarët në Kërçovë për herë të parë do të fitojnë krytetarë të ri zotin Dehari dhe do të menaxhojnë me Kërçovën.
Komuniteti shqiptarë në Amerikë, sidomos ky kërçovarë me rastin e Kërçovës është shumë i organizuar, sot ishim mbi 100 vetë të cilët zbritëm, disa në Prishtinë disa në Shkup", tha Iljaz Kadriu, mërgimtar.
Ndërkohë, Asan Asani është nga fshati Sërbicë i Kërçovës, tani më 30 vite punon dhe jeton në Çikago. Ai thotë se dëshira për tu kthyer në vendlindje kurrë nuk është shuar, madje shpreson se fitorja e bashkfshatarit të tij Fatmir Dehari do të ndryshojë gjendjen në Kërçovë.
"Jemi largu nga ajo që nuk kemi pas punë dhe gjithnjë kemi pas dëshirë që të kthehemi në vendlindje edhe nëqoftëse ka mundësi prap të punësohemi. Nuk jemi të diasporës siç e ka thënë Brankoja por jemi ata që duam të kthehemi në vendlindje dhe gëzohemi ndoshta poqëse janë zgjedhjet korrekte dhe të pastra do të fitojmë kandidatin tonë që e kemi zgjedh Fatmir Deharin...
Me dëshirë gjithë kemi ardhë nuk kishte problem dhe asnjëfarë pengese për atë dhe sot kemi ardhë ndërsa nesër pasnesër pritet të vijnë grupe të tjera", deklaroi Asan Asani, mërgimtar.
Asani dhe Kadriu thonë se numri më i madh i mërgimtarëve nga Amerikan pritet të arrijnë të premten dhe të shtunën. Ndërkohë siç bëhet e ditur se sot pritet të zbresin edhe mërgimtarët e parë nga Zvicra ndërsa në dy ditët të vijim edhe ata nga shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Interesi i tyre në veçanti është për komunën e Kërçovës ku në garë janë një kandidatë shqiptar dhe një maqedon, Fatmir Dehari i BDI-së dhe Bllagoja Despotovski i VRMO-s dhe LSDM-së. Me qëllim sensibilizimin e mërgimtarëve për të votuar në zgjedhjet e 24 marsit, kohë më parë në SHBA dhe vendet evropiane qëndroi një delegacioni i BDI-së, i kryesuar nga Ali Ahmeti. Melihate Rustemi
Comments