S'ka prova për vrasjen e Julianit Pedofili çohet prapë në Sharrë

  • 9 years ago
TIRANE - Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg për Ardian Prrenjasin vetëm për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj 10 vjeçarit me inicialet A.C. Pedofili serial të dielën e kaluar pranoi edhe vrasjen e vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, por për shkak se trupi i Julianit nuk është gjetur ende, prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes. Menjëherë pas përfundimit të seancës Prrenjasi i hipur në një furgon policie u shoqërua në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë. Pedofili monstër ka treguar dhe dy parcela të tjera se ku mund të kishte parë trupin për herë të fundit, ndërkohë që kërkimet kanë nisur në parcelën me mbetje ku më 18 mars ai u tregoi fillimisht grupit hetimor se aty e kishte parë trupin e Julianit për herë të fundit. Ky moment u filmua ekskluzivisht dhe u transmetua nga Tv A1 REPORT!.(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended