Pedofili sot në gjykatë për përdhunim, jo vrasjen e Julianit

  • 9 years ago
TIRANE - Pedofili serial Ardian Prrenjasi, i cili përgjatë së dielës pranoi edhe vrasjen e një tjetër të mituri, përveç përdhunimit të fqinjit të tij 10-vjeçar, pritet të dalë sot përpara Gjykatës për t'u njohur me akuzat ndaj tij.
Por për shkak se trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende, dhe prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes, Prrenjasi do të përballet vetëm me akuzën e përdhunimit dhe heqjes së paligjshme të lirisë ndaj A.C.
Ndërkaq, burime të besueshme nga grupi hetimor, thonë se kanë ndërtuar profilin e 45-vjeçarit, duke dalë në përfundimin se ai vepronte i vetëm, për shkak të natyrës së krimeve dhe mënyrës si i realizonte ato.(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended