Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ish drejtorët dhe të punësuarit në kombinatet e duhanit "Jaka Tabak" dhe "Kombinati i Prilepit", përveç se do mbesin pa para, do mbesin edhe pa pasurinë që e kanë fituar në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, sot informoi se shteti ka konfiskuar rreth 10 milionë euro para që ish drejtorët dhe bashkëpunëtorët e tyre i kanë pasur në kasaforta apo në llogaritë e tyre bankare. Të gjithë të akuzuarit për para të fituara në mënyrë të paligjshme, do të duhet që në bazë solidariteti shtetit t'i kthejnë mbi 5 milion euro, ndërsa në mënyrë plotësuese atyre do tu merren edhe banesat luksoze, vilat dhe vikend shtëpitë që i kanë poseduar në Prilep, Shkup dhe në qytetet tjera nëpër Maqedoni.

"Ky është mesazh i qartë deri tek të gjithë kryerësit e veprave kriminale se tentimi të bëjnë vepra të tilla nuk do përfundojë mirë. Pasurinë e tërësishme që e posedojnë ata, shteti në bazë të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore do ua konfiskojë. Por, në disa raste, dëmin që do e përjetojnë ata do jetë më i madh sesa vepra penale që kanë bërë dhe që kanë fituar në mënyrë të paligjshme", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Paratë e konfiskuara në këto dy raste, do përfundojnë në buxhetin e shtetit dhe të njëjtat do të përdoren për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë si dhe për të siguruar pagat dhe pensionet. Zëdhënësi i Qeverisë njoftoi se në procedurë e sipër është edhe konfiskimi i pasurisë së patundshme të Bajrush Sejdiut nga Kumanova, pasuri që përfshinë pjesë të restoranteve, pompave të benzinës dhe pasuri tjera. Deri tani Sejdiut, shteti atij i ka marrë vetëm 56 për qind të aksioneve që ai i ka pasur në Kombinatin e Duhanit në Kumanovë dhe tani ato janë pronë e Republikës së Maqedonisë. Verica Pavlloski

Category

📺
TV
Comments

Recommended