Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Vendimi i Eurozonës për sekuestro të 10 për qind të llogarive të mëdha bankare në Qipro duhet të ketë përfshirë edhe miliona euro të qytetarëve shqiptarë, të depozituara në ishull. Sipas disa burimeve, një numër shqiptarësh janë nisur me ngut për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, por, ndërkohë, taksa u është bllokuar automatikisht nga bankat, para se vendimi të hynte në fuqi.
Ashtu si në rastin e rusëve, politikanët dhe biznesmenët shqiptarë që kanë fshehur në këtë "parajsë fiskale" paratë e tyre, të ardhura nga korrupsioni apo që i kanë sjellë për t'i fshehur nga taksat, do të humbasin 10 për qind të shumave të depozituara.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended