Gëzim Metko përgjegjësi i pastrim gjelbërimit ku punonte dhe Ardian Prrenjasi në nj prononcim për TV A1 REPORT tregon sesi kishin shkuar në banesën e 45 vjeçarit paraditen e të dielës (17 mars) dhe më pas kishin bërë denoncimin në komisariat për mungesën e tij kaq të dyshimtë. "Si person ai ka qenë tepër i rregullt, tepër korrekt, në punë në marrëdhëniet shoqërore në marrëdhënie me eprorët. Një ditë më para ai ka qenë në punë, (flitet për 16 marsin) ka realizuar detyrën e tij sipas programit, që kemi ne në pastrimin e qytetit. Dhe ditën që është konstatuar mungesa e tij në punë na shqetësoi. Në këto kushte kam urdhëruar punëtorët t'i shkojnë në shtëpi dhe nga komunikimi që kam bërë në telefon më thanë që nuk ishte në banesë. Shkova edhe vetë në banesë për të verifikuar edhe pyetur vetë, duke gjykuar që personi mund të kishte ndonjë problem kardiak apo sëmundje meqë kishte pasur edhe telefonin e fikur. U munduam të hapim derën, më pas e ndërprenë dhe bëmë denoncim në komisariat për mungesën e tij kaq të dyshimtë."- deklaroi Gëzim Metko në një prononcim në ambientet e firmës "Corsel" ku punonte dhe Ardian Prrenjasi.(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments