Indonezi, lindin 7 dragua bebe të llojit komodo

  • 9 years ago
Në kopshtin zoologjik të Indonezisë Lindore lindën 7 dragonj komodo. Ky lloj i kafshëve doli nga vezët e dy dragonjve komodo femra, të cilat nga të punësuarit e kopshtit zoologjik ruheshin në inkubator. Dragonjtë të porsalindur peshojnë nga 140-170 gram, ndërsa kur do të rriten do jenë të gjatë 3 metra dhe do të peshojnë rreth 100 kilogram

"Arritëm që me sukses të sjellim në jetë 7 komodo- dragonj të vegjël të cilët dolën nga 21 vezë të dragonjve komodo femra të cilët i mblodhëm. Kemi edhe 10 vezë të cilat do të duhet të dalin deri në fund të marsit ose fillim të prillit", tha Antan Varisto, i punësuar në kopshtin zoologjik.

Ky lloj i kafshëve ka jetëgjatësi prej 20 deri 40 vjet. Supozoj se të gjallë janë 3000-5000 dragonj komodo. Numri i vogël i vezëve që bëjnë dragonjtë femra, por edhe gjuetia e tij lloji të rrallë të kafshëve dhe fatkeqësitë natyrore janë shkaqet pse dragonjtë- komodo bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar të kafshëve. Bojana Simonoviq

Recommended