Subvencione edhe për vërshimet e fundit

  • 9 years ago
Subvencione do të ketë edhe për bujqit, të mbjellat e të cilëve u përmbytën nga reshjet e fundit të shiut. Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, Zoran Konjanovski, ekipet e posaçme duhet të përcaktojnë se sa para duhet t'u paguajë shteti bujqve për dëmet e shkaktuara. Përfaqësues të Ministrisë dhe Inspektorati pasi kontrollet të bëra në terren pritet të dalin me vlerësime për dëmet

"Ato raporte do t'u dërgohen vlerësuesve për të përcaktuar saktësisht se sa duhet të jetë mbështetja financiare që duhet të marrin bujqit në periudhën e ardhshme", tha Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë.

Konjanovski përkujtoi bujqit që të mos presin dëmshpërblim nga shteti, por të fillojnë me sigurimin e të mbjellave. Për t'i detyruar bujqit që t'i sigurojnë të mbjellat, shteti ka vendosur të rrit subvencionin për sigurimin e fushave për bujqit që janë anëtarë të kooperativave.

"Varësisht nga vëllimi i kooperativës ose numrit të nënkontraktuesve, bashkëfinancimi arrin 70 për qind të kooperativave më të vogla dhe 80 për qind e kooperativave më të mëdha", deklaroi Toni Dimovski, drejtor i Agjencisë për pagesa.

"Për 1 hektar vreshta që sjellë të vjela prej 10 mijë kilogramëve dhe çmim mesatar prej 10 denarëve për një kilogram rrush, shuma e sigurimit do të ishte 100 mijë denarë. Ky është dëmi i mundshëm që do të paguhej nëse ka dëm total, gjegjësisht tërësisht të jetë i shkatërruar fryti", tha Klime Popovski, Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit.

Ndryshe prej 100 mijë bujqve të regjistruar, vetëm 1.500 i kanë siguruar të mbjellat. Më së shumti ka të siguruar në Kavadar, Resnjë dhe Negotinë. Verica Pavllovska

Recommended