TIRANE - Pedofili Ardian Prrenjasi i shoqëruar nga forcat e policisë është dërguar sot paradite në ambientet e banesës së tij në Laprakë për të treguar skemën e krimit të vrasjes së Julian Çelës. Më pas është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, ku mendohet se është hedhur trupi i vogëlushit 11 vjeçar Julian Çela, i vrarë nga Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari me banim në Laprakë pranoi dje vrasjen pas arrestimit për rrëmbimin e një tjetër fëmije po në këtë zonë por që fatmirësisht u gjet në kohë. (ad.ti/shqiptarja.com)
Comments