Banorët shqiptar të Strugës kanë mirëpritur gatishmërinë e kandidatëve të BDI-së dhe PDSH-së që të mbështesin kandidatin shqiptar që kalon në rrethin e dytë zgjedhor. Në një debat të organizuar në Strugë dy kandidatët Ziadin Sela dhe Arbën Labënishti publikisht deklaruan jo vetëm mbështetje por edhe pjesëmarrje në fushatën e kandidatin që do të merr vota më shumë në zgjedhjet e 24 marsit. Sinjalet për unifikimin e shqiptarëve në rrethin e dytë zgjedhor vijnë pas koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe pas thirrjes së kryeministrit Nikolla Gruevski për dalje masive të maqedonasve në votime kundër kandidatëve shqiptar.
"Pikërisht ky rast duhet të jetë një mësim për gjithë partitë politike shqiptare që ta unifikojnë çështjen,n ë fushata duhet te jenë të bashkuar, që të arrihet një qëllim i përbashkët që të fitohet prefekti."
"Ka pasur një mobilizim të dukshëm këto ditë edhe në te vërtetë është dhe ajo që në debatin e djeshëm për komunën e Strugës të dy kandidatët i kishin dhënë dorën njëri-tjetrit,duke thënë qe do mbështesin njëri-tjetrin në raundin e dytë."
"Qëllimi është që ne të jemi të bashkuar të fortë, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe me votën tonë të dëshmojmë se tregojmë kulturë demokratike të zgjidhim njëherë e përgjithmonë të zgjedhurit tanë".
"Duhet ti japim votën kandidatit të cilit do të jetë në balotazh me kandidatin maqedonas".
"Ne shqiptarët duhet të vetëdijesohemi që në raste të caktuara duhet të jemi një dhe duhet të jemi unik. Ne shqiptarët këtu duhet të jemi të bashkuar që te fitoj kandidati shqiptar".
Qytetarët e anketuar kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për mesazhet dhe deklaratat e ashpra të kryeministrit Nikolla Gruevski në Strugë dhe Kërçovë që sipas tyre mund të jenë faktor për destabilizimin e marrëdhënieve mes dy bashkësive etnike.
"Deklaratat e Gruevskit janë deklarata nacionaliste, të cilat nxisin konflikte këtu në Maqedoni. Prandaj ky nacionalist mos mendoj që shqiptarët janë qiraxhinj në tokën e vet, shqiptarët nuk janë qiraxhinj në tokën e vet, janë në tokën e tyre".
"Qëllimi është që ne të jemi të bashkuar të fortë, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe me votën tonë të dëshmojmë se tregojmë kulturë demokratike të zgjidhim njëherë e përgjithmonë të zgjedhurit tanë".
"Padyshim se deklarate të tilla siç tha kryeministri i Maqedonisë, janë të dëmshme për bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Ato krijojnë përçarje dhe urrejtje shumë të mëdha në mes të dy nacionaliteteve,e posaçërisht ato deklarata bëhen në Strugë dhe në Kërçovë" .
"Deklarata e kryeministrit Gruevski janë të dëmshme sidomos për bashkëjetesën e dy komuniteteve, maqedonase dhe shqiptare, sidomos në Strugë dhe Kërçovë" .
"Në fakt u tregua fytyra e vërtet e kryeministrit Gruevski, se cila është politik-bërja e tij. Ai në të vërtet na bën që të nënkuptojmë që në politikën e tij nuk ka moral" .
Në zgjedhjet e 24 marsit në Strugë garojnë tre kandidatë, Arben Labënishti I BDI-së, Zijadin i PDSH-së dhe kandidati i përbashkët i VMRO-DPMNE...
Comments