Ahmeti porosit Gruevskin, 'mati fjalët'

  • 9 years ago
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i bëri thirrje kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski që ti mat fjalët, të ketë kujdes se çka flet në mitingjet parazgjedhore. Sipas Ahmetit funksionarët e lartë shtetëror duhet pasur kujdes me fjalorin e tyre, qoftë edhe gjatë fushatë zgjedhore. Ahmeti u shpreh se BDI-ja është përpjekur të promovoj vlera për imazhin e shtetit dhe të gjithë popujve që jetojnë në këtë nënqiell.

"Personalitetet publike, drejtuesit kanë përgjegjësi të madhe se çka flasin dhe çfarë porosie japin, si në fushata si në tribuna ashtu edhe në skenat politike. Fjala e drejtuesve, fjala e udhëheqësve të matet me peshore të barnatores jo me kanarë të mullixhisë. Pavarësisht që janë fushata, pavarësisht që ka emocione, drejtuesi duhet ta ketë kokën e ftohtë akull sepse mbi shpatat tona peshon përgjegjësi e madhe nga do, kudo e çojmë popullin, ka do i çojmë njerëzit, ku do shkojnë ta dhe rrugë do të ndjekin. Prandaj nuk arsyetohen fjalët e pa peshë, fjalët e pamend", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Deklarata e Ahmetit nga tubimi i BDI-së në Saraj vjen pas asaj të Gruevskit ditë më parë nga Struga e më pas edhe nga nga Kërçova ku lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski kërkoi nga maqedonasit e Kërçovës jehon 100 për qind, për të dëshmuar, siç tha ai, se Kërçova ka qenë dhe do të mbetet Maqedoni. Derisa kandidatin e vetëm shqiptar në këtë komunë, Fatmir Deharin nga BDI-ja, Gruevski e porositi se po që se dëshiron, lirishtë mund të shkoj dhe të jetoj në Shqipëri. Ndërkohë Kandidati i BDI-së për Kërçovën Fatmir Dehari, ka reaguar me përgjigje diplomatike dhe të matur ndaj fjalorit të ashpër të Gruevskit . Duke cituar Martin Luter Kingun , Dehari tha se 'ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose duhet të vdesim së bashku si budallenj'. Bedri Rexhallari

Recommended