Bërdicë dhe Bahçallëk, banesat nën ujë, evakuohen njerëzit

  • 9 years ago
Sot në mëngjes, korrespondenti ynë në Shkodër shkarkimet në kaskadën e Drinit janë ulur ndjeshëm. Problem mbetet fryrja e Liqenit të Shkodrës për shkak të rritjes së prurjeve nga Mali i Zi. Nëse prurjet do të vazhdojnë me kaq intensitet të lartë atëherë rrezikon që uji të dalë nga shtrati e të vërshojë në lagjen periferike të Shkodrës, si Livade, Tophanë. Ka rënie të nivelit të ujit në lagjen Bahçallek, ndërsa problematikë mbeten komunat Dajç, Bërdicë, Ana e Malit. Ndërkohë që rënia e shkarkimeve ka bërë që të bjerë niveli i ujit dhe të rifillojë lëvizja tek harku i Bërdicës, në aksin shkodër- Lezhë. Informacioni u dha nga korrespondenti i TV A1 REPORT! e Shqiptarja.com Admir Agolli.
(ad.ti/shqiptarja.com)