Hap portat Vau i Dejës e Koman Shkodër, përmbyten 600ha tokë

  • 9 years ago
SHKODER - Duhej të ishte ditë me diell, kjo e sotmja, e cila përkon me 14 marsin, ditën e Verës, por reshjet e dendura të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar probleme. Hidrocentrali Vau i Dejës dhe Koman kanë hapur portat e shkarkimit për shkak të prurjeve të shumta nga zonat malore. Janë hapur dhe portat e hidrocentraleve të Ulzës e Shkopetit.

Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli, informon se nga hidrocentrali i Vau Dejës kanë nisur shkarkimet sot në 08:30 dhe momentalisht (ora 10:00) portat po shkarkojnë 250-300 m3 ujë për sekondë. Më pas u informua se janë hapur edhe portat e hidrocentralit të Komanit nga ku po shkarkohen nga 500 meter kub në sekond. Rrezikohen komunat Berdice, Ana e malit dhe Velipoja. Hapen portat edhe të hec i Ulzës dhe Shkopetit. Derdhjet janë rreth 300 m3 ujë për sekond.