Sot dita e Verës, festa nën shi në Tiranë

  • 9 years ago
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, në mënyrë që qytetarët e Tiranës pavarësisht moshës së tyre të mund të festojnë sa me hareshëm Ditën e Verës, por shiu duket se po i pengon disa nga këto aktivitete. Në orën 11:30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit shiu nuk ka lejuar të zhvillojë asnjë aktivitet në shesh, por gati një orë më pas rreth orës 12: 30 rreth skenës së ngritur nga teatri Metropol fëmijët ndiqnin pjesën e përgatitur prej tyre. Ndryshe nga vitet e tjera kur qendra e Tiranës dhe Elbasani ishin plot e përplot sot ata që festonin në shesh ishin më të paktë.