Drejtshkrimi, ja fjalët që do të ndryshohen në Gjuhën Shqipe

  • 9 years ago
TIRANE- Dy ditë më parë "Shqiptarja.com" zbuloi lajmin se në mesin e muajit mars një grup pune i ngritur për Drejtshkrimin do të vendosë për ndryshimet në normat e caktuara në Kongresin e '72-shit.
Grupi i punës, sipas burimeve nga akademia dhe intervistave që dhanë dje për "Shqiptarja.com"; akademik Kolec Topalli, drejtori i institutit të gjuhësisë Valter Memishaj dhe gjuhëtari Rami Memushaj, do të paraqesë materialin bazë me tezat që do të paraqiten për diskutim, të cilat do të vendosin për ndryshimet e ardhshme të disa rregullave të Drejtshkrimit të '72-shit.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended