Bota zgjohet me Papën e ri, liderët botërorë urojnë Franceskun e I-rë

  • 9 years ago
VATIKAN- Bota është zgjuar sot me një Papë të ri, i cili do të udhëheqë Kishën Katolike dhe 1.2 miliardë besimtarët katolikë në botë. Sot është dita e parë e Kardinalit Jorge Mario Bergoglio si Papa Francesku I, pas tymit të bardhë të dalë mbrëmë nga oxhaku i Kapela Sistina, ndërsa mijëra persona prisnin në sheshin Shën Pjeri për të dëgjuar fjalët e para të Papës së parë jo europian, jezuitit 76 vjeçar të ardhur nga Argjentina.

Papa Francesku I tashmë i ka telefonuar Ratzinger, papa emerito dhe shumë shpejt do të shkojë ta takojë. Ndërsa pas pak pritet të shkojë të ketë një lutje personale në Santa Maria Maggiore para se në orën 17:00 do të mbledhë kardinalët të cilët mbrëmjen e djeshme votuan për të në Kapela Sistina.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended