Reparti i fëmijëve i Poliklinikës "Bukuresht" do të marrë një pamje të re, përkatësisht reparti i vaksinimit të fëmijëve. Do të ndërrohet dyshemeja, nyja sanitare, dizajni i brendshëm, kurse do të vendosen edhe dritare të reja me efikasitet energjetik. Projekti është pjesë e bashkëpunimit mes Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, EVN -- Maqedoni dhe Fondacioni Nacional për transplantim, ndërsa ka për qëllim të sigurojë kushte më të mira për parandalimin në kohë dhe për imunizimin e sëmundjeve të caktuara serioze
"Parandalimi paraqet çelësin për shëndetin publik, kurse vaksinimi është një segment shumë i rëndësishëm për parandalim. Këtë e arrijmë me realizimin e statusit të lartë kolektiv të imunitetit epidemiologjik", tha Tatjana Baevska-Vuçkoviq, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Shkup.
"EVN - Maqedonia në vazhdimësi i mbështet projektet që janë në interes të komunitetit, kuptohet brenda mundësive tona. Me kënaqësi të posaçme gjithmonë kemi mbështetur dhe do të iniciojmë projektet, ku në fokus janë fëmijët, sikurse ky projekt dhe shpresojmë se shumë shpejt, pasi të rindërtohen lokalet poshtë, do të kemi një pamje të re dhe në një mjedis dhe ambient ku fëmijët në të ardhmen do të imunizohen dhe në një mjedis më të pastër do të evitohen sëmundjet plotësuese", deklaroi Lençe Karpuzovska, Menaxhere për komunikime në EVN.
Kompetentët bëjnë thirrje për një vetëdije më të madhe për rëndësisë e vaksinimit për shkak se disa nga fëmijët nuk janë vaksinuar në kohë apo aspak. Rikonstruksioni i repartit për fëmijë të shëndetshëm në Poliklinikën "Bukuresht" është planifikuar të përfundojë për tre muaj. Në kuadër të këtij projekti do të rinovohet edhe 13 reparte të tjera. Bojana Simonoviq
Comments