Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësorë, Xhemali Mehazi, hedhoi poshtë pretendimet e djeshme të kandidatit të RDK-së për kryetar të komunës të Tetovës, Izet Zeqiri, për diskriminimin që iu bëhet mjekëve shqiptarë nga Fondi i Shëndetësisë. Mehazi tha se informacionet zyrtare janë krejtësisht ndryshe, dhe aspak nuk përputhem me numrat që dje u shpalosën nga Zeqiri. Mehazi këto komente i bëri, gjatë vizitës që realizoi në njësinë rajonale të Entit për Sigurim Shëndetësorë në Tetovë, ku u njoftua për së afërmi me ri regjistrimet e të papunëve.

"Për kokë të të siguruarit nga ana e fondit për sigurim shëndetësorë, për Tetovën ndahen 10 072 denarë, për Manastirin 9890 denarë, për Shtipin 9151 denarë, për Velesin ku kishte ca numra statistikorë që i ka marrë në mënyrë të seleksionuar dhe i keqpërdor në kuadër të fushatës elektorale, për kokë të të siguruarit në komunën e Velesit 8415 denarë, pra për Tetovën krahasimi është 10072 denarë ndërsa për Veles 8415 denarë e kështu me radhë.

Gjithashtu kishte një akuzë se në shpërndarjen e mjeteve diskriminohet rajoni i Pollogut, në favor të rajoneve lindore, e kemi një statistikë që gjithashtu e kemi bërë për shpërndarjen e mjeteve, nga ana e FSSH, për regjione statistikore që janë tetë dhe ku Shkupi prin me 11 092 denarë regjioni i Pollogut ku hyn Komuna e Tetovës dhe Gostivarit, për kokë të të siguruarit ndahen 10497 denarë, pra në vendin e dytë", tha Xhemali Mehazi, drejtor i FSSHM. Alsat M

Category

📺
TV
Comments

Recommended