Sheqerinska, "Prokuroria do të ndikojë mbi komisionin"

  • 9 years ago
Pas refuzimit të padisë ndaj kreut të Kuvendit Trajko Veljanovskit, e dorëzuar nga opozita e bashkuar "Aleanca për Ardhmëri", sot deputetët e LSDM-së protestuan para ndërtesës së Prokurorisë. "Ky institucion i akuzon të gjithë, përveç pushtetit" - tha deputetja Radmilla Sheqerinska. Sipas saj, vendimi i tillë vë në dyshim edhe vendimin e Komisionit të Ekspertëve, mbi ngjarjet e 24 dhjetorit.

"Ky shpejtim nga ana e Prokurorisë, në miratimin e vendimit të tyre me shpejtësinë e dritës, tregon se duan të mbarojnë edhe punën e komisionit hetimor ende të paformuar. (6:04) Mendoj se kjo është një tentativë dhe presion që ndikohet edhe mbi Komisionin Hetimor ende të paformuar", deklaroi Radmilla Sheqerinska, LSDM.

I menjëhershëm ishte reagimi i VMRO-DPMNE-së.

"Ajo dhe kolegët e saj nga LSDM-ja sulmuan në mënyrë të dhunshme kreun e kuvendit, morën vendin e tij, thyen dhe shkatërruan pronën shtetërore, penguan kolegët e tyre deputetë të futeshin në sallën e kuvendit, sulmuan sigurimin e kuvendit dhe penguan funksionimin e institucionit ligjdhënës. Sheqerinska duhet ta kuptojë patjetër se deputeti ka obligim moral të kujdeset për dinjitetin e institucionit të kuvendit", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Opozita e Bashkuar dorëzoi padi penale në fund të muajit janar kundër kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski për shpërdorim detyrë dhe të autorizimit zyrtar. Dokumenti mbante firmën e 42 deputetëve. Petar Bllazhevski

Recommended