Japoni, 2 vjet nga tërmeti që shkaktoi cunamin

  • 9 years ago
Në pjesën më të madhe të Japonisë, veçanërisht në veri lindje të saj, po mbahen manifestime në shenjë përkujtimi të 11 marsit të vitit 2011. Atë ditë, në orën 14 e 46 minuta, ndodhi tërmeti i fuqishëm prej 9 ballësh të shkallës Rihterit, pas të cilit u krijuan dallgë 30-metërshe cunami të cilat shkretuan pjesën më të madhe të bregdetit. Thuajse 20 mijë japonezë humbën jetën, por më pas ndodhi edhe avaria në centralin bërthamor në Fukushimë. Sot në pjesën më të madhe të rajoneve më të goditura, ende shihen pasojat e katastrofës natyrore. Shumë fshatra dhe qyteza bregdetare nuk figurojnë më në hartë. Rreth 300 mijë persona lanë këto vende, për të jetuar në qendra banimi të ndërtuara nga shteti.

"Ende është vështirë të flitet për ngjarjet. Edhe sot kur isha në plazh dhe shikoja drejt oqeanit, ndihesha i pafuqishëm... Ende nuk mund të kthehemi në shtëpitë tona", u shpreh një banor i shpërngulur.

Një numër i madh ceremonish përkujtimore u mbajtën edhe në Tokio ku ishin të pranishëm edhe perandori, bashkëshortja e tij dhe kryeministri. Në centralin bërthamor Fukushima, ku u dëmtuan 4 nga 6 reaktorë bërthamorë, gjendja është stabilizuar, por do të nevojiten gati 40 vjet për të riparuar dëmet e tyre. Petar Bllazhevski

Recommended