TIRANE - Sot përkujtohet 50-vjetori i lindjes së Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, i cili pas dështimit të disa atentateve, u vra pabesisht pranë selisë së Partisë Demokratike më 12 shtatorin e 1998-ës.
Sot, pas 50 vjetësh, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mesditën e sotme dha dekoratën "Urdhri i Flamurit" për heroin e Demokracisë.
Në fjalën e rastit, presidenti Nishani ka vlerësuar kontributin dhe vetëflijimin e jetës së tij për Shqipërinë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments