Analistët: Koalicioni LSDM-VMRO thellon ndarjen etnike

  • 9 years ago
Bashkëpunimet në baza etnike mes partive politike të dy taborëve kundërshtare dëshmojnë se ndarjet etnike janë shumë më të thella se sa ato politike. Sipas analistit Naser Zyberi, me koalicionet në Strugë dhe Kërçovë liderët politik edhe njëherë vunë në pah padurueshmërinë e tyre ndaj grupit tjetër etnik dhe mungesën e vullnetit për bashkëjetesë. Zyberi thotë gjithashtu se koalicioni LSDM-VMRO është mësim për partitë shqiptare të cilët arrijnë të bashkojnë forcat kur është në pyetje interesi i përbashkët i qytetarëve.

"Kjo në fakt tregon se sa të padurueshëm janë në përgjithësi maqedonasit kur janë në pyetje shqiptarët dhe se sa ata urrejnë që kryetar komune në Strugë apo Kërçovë të jetë shqiptar. Nga ana tjetër kjo do të jetë një mësim për paritë politike shqiptare të cilat edhe pse në përgjithësi në pushtet janë pakicë nuk mund asnjëherë të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe t'i bashkojnë forcat dhe të krijojnë një pushtet real më të fuqishëm në raport me maqedonasit. Pra në qoftë se mund Cërvenkovski dhe Gruevski të shtrijnë dorën dhe të bëjnë lista të përbashkëta, përse të mos munden partitë shqiptare të bëjnë një gjë të tillë kur rrezikohet drejtpërdrejtë qoftë pushteti në nivel të këshillave komunale qoftë posti i kryetarit të komunës" deklaroi Naser Zyberi, analist.

Sipas Zyberit madje kjo flet edhe për mungesën e kulturës politike dhe tolerancës në mes faktorëve politik shqiptarë që është në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe atyre që i përfaqësojnë. Sipas profesoreshës universitare Mirjana Maleska, koalicionet në baza etnike thellojnë akoma më shumë dallimet në shoqëri madje nxisin kundërshtimet mes tyre.

"Koalicionet në baza etnike sikurse funksionimi i partive politike në baza etnike nuk është zgjidhja më e mirë sepse i thellon dallimet në shoqëri. Mirëpo ky është realiteti ku jetojmë i cili ekziston që nga viti 1999-ta madje dhe më herët. Çështja është se si të zbutet kjo sepse siç duket ne do të jetojmë edhe një kohë të gjatë në këtë realitet. Si të zbuten këto ndarje që janë si pasojë e grupimit të shoqërisë, ja tani përmes të bashkimit në bazë etnike të dy taborëve kundërshtare, ky është varianti më i keq për stabilitetin dhe për një demokraci normale në shoqëri", tha Mirjana Maleska, profesor universitar.

Për analistin Naser Zyberi, është e papranueshme që partitë politike në vend që të nxisin bashkëpunim thellojnë hendekun mes qytetarëve.

"Këtu habit fakti se popullata, shumica maqedonase i nxit këto procese, në vend që popullata shumicë, partitë politike të tyre të apelojnë dhe të japin shembull të kundërt të ko-ekzistencës dhe bashkëpunimit, ato futin ndarjen dhe thellojnë hendekun", tha Naser Zyberi, analist.

Profesoresha Mirjana Melvska sugjeron që këto ndarje që i shkakton politika t'i zbut shoqëria civile përmes aksioneve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

"Duhet të fuqizohet ana tjetër, rrjeti tjetër i marrëdhënieve të cilat kalojnë përmes linjave etnike, puna është se si të mos mbesim vetëm me këto ndarje dhe t'i zb...