TIRANE -Arrest me burg pa afat është masa e sigurisë dhënë ndaj 3 të rinjve të akuzuar për pengmarrjen e studentit nga Librazhdi, Fatjon Xhafa, i cili për 3 ditë u mbajt i mbyllur në tualetin e një lokati në kryeqytet, për një borxh të pashlyer prej 860 mijë lekësh të vjetra. Gazetari i televizionit A1 REPORT, Arsen Rusta, informoi se në seancën e sotme, zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Krimeve të rënda dha masën "Arrest me burg pa afat" ndaj Martin Kështjari, Artur Kolpepës dhe Bledar Vatës. Pas kërkesës së prokurorit Eneid Nakuci, gjyqtari Bardhyl Dhamo ka vlerësuar se ka dyshime të arsyeshme që tre të akuzuarit Martin Kështjari, Artur Kolpepa dhe Bledar Vata, kanë kryer veprën penale të rrëmbimit në bashkëpunim dhe ka vendosur ndaj tyre masën shtrënguese arrest me burg. ëse akuzat e ngritura, për rrëmbim personi dhe keqtrajtim vërtetohen, atëherë të pandehurit rrezikojnë 15-25 vjet.
(ad.ti/shqiptarja.com)
Comments