Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Asociacioni qytetar 'MOST', ka vëzhguar periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore dhe pas saj, dhe ka konstatuar disa shkelje të rregullave zgjedhore, të cilat, sipas drejtorit ekzekutiv të 'MOST'-it, Darko Aleksov ndikojnë mbi procesin zgjedhor. Në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve, e deri te vërtetimi i listave të kandidatëve më 20 shkurt, partitë politike mbanin promovime të kandidatëve për zgjedhjet dhe programet e tyre, duke filluar kështu para kohe fushatën zgjedhore, ndërkohë që në Kodin Zgjedhor fillimi i fushatës është e përcaktuar saktë se fillon 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

"Edhe pse formalo-juridikisht nuk bëhej fjalë për fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore, mendojmë se këto ngjarje në fakt kishin për qëllim promovimin e kandidatëve të ardhshëm, edhe pse të njëjtin ende nuk ishin të vërtetuar nga organet zyrtare.... Praktika e njëjtë vazhdon edhe pas vërtetimit të listave të kandidatëve, mirëpo deri më tani nuk është parashtruar asnjë denoncim deri te shkelësit nga ana e KSHZ-së. Në fushatën e deritanishme përsëri është vërejtur keqpërdorim i resurseve shtetërore dhe publike, përkatësisht shfrytëzimi i automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, prania e të miturve në tubimet parazgjedhore dhe shfrytëzimi i fyerjeve dhe përbuzjeve në paraqitjet publike të kandidatëve", tha Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST.

Aleksov komentoi edhe vazhdimin e afatit për parashtrimin e listave për kandidatë deri më 8 mars në mesnatë duke theksuar se ndryshimet në fjalë nuk vlejnë edhe për kandidatët e pavarur por vetëm për partitë politike ose koalicionet partiake. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended