8 Marsi, Berisha 'hero' i festës Brohoritet nga gratë si Enveri

  • 9 years ago
Nën tingujt e këngës"I need a hero", kryeministri Berisha është pritur nga mijëra vajza e gra, të cilat kishin mbushur pallatin e Kongreseve. Mund të themi se për një moment kryeministri u ndje vërtet hero, teksa vajza e gra, nëna, zonja e zonjusha në sallën e Kongreseve, brohorisnin gjatë gjithë kohës emrin e tij "Berisha, Berisha, Berisha"
"I falenderoj për gjithçka ato kanë bërë për Sali Berishën, për çdo burrë, djalë, familjar, për Shqipëirinë, për kombin në të tëra kohërat...Mirënjohje e thellë. Me shpirtin tuaj të lirë në përmbysjen e diktaturës dhe ndërtimin e një shoqërie të lirë", -tha në fjalën e tij para të prnaishmëve shefi i qeverisë.

Ndërsa më tej, Kryeministri vuri theksin në krijimin e një shoqërie me barazi gjinore. "Shqipëria nuk ka nevojë të quhet burrë apo grua, Shqipëria ka nevojë jetike të jetë vendi i grave e burrave të barabartë. Le të luftojmë së bashku për ta bërë vendin e qytetarëve të barabartë", tha shefi i mazhorancës.

Recommended