Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Ndërsa krerët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë të impenjuar në përpilimin e listave të kandidatëve, Shqiptarja.com po bën një sondazh online që bëhet për herë të parë: U kërkon qytetarëve të tregojnë se cili do të ishte kandidati i tyre i preferuar. Rezultatet e sondazhit mund të shërbejnë si një shtyllë orientimi për liderët e dy partive kryesore në vend (pasi sondazhi u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD-së dhe PS-së), se si të vendosin emrat në listat e tyre. Këtë e sqaron në një intervistë për TV A1 REPORT! Ersan Karameto drejtori Online i Shqiptarja.com i cili shprehet se sondazhi nuk ka për qëllim të drejtojë elektoratin, por të orientojë partitë kryesore në vend për të zgjedhur kandidatët që zgjedhësit do të donin t'i përfaqësojë në zgjedhjet e Qershorit 2013.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended