Ekspertët: Mediat të raportojnë drejtë

  • 9 years ago
Faktori ndërkombëtar dhe ekspertët e mediave alarmojnë mbi pasojat negative që shkaktojnë mediat në marrëdhëniet ndëretnike në kohën kur vendi ka hyrë në fushatë parazgjedhore. Ambasadorët e Holandës dhe OSBE-së u bënë thirrje mediave që të raportojnë në mënyrë të paanshme me qëllim që qytetarët të krijojnë pasqyrë të qartë rreth kandidatëve që do t'i votojë.

"Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në politikën editoriale të medieve qoftë me anë të presionit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Mungesa e autonomisë gazetareske dhe e diversitetit rezulton me krijimin e paragjykimeve ndaj procesit zgjedhor", tha Mariet Shurman, Ambasadorja e Holandës

"Gjatë dy viteve të fundit, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Komisioni evropian dhe organizata të tjera kanë ngritur shqetësimin rreth situatës së mediave në vend. Raportimi i paanshëm do të ketë efekte pozitive për këto zgjedhje", u shpreh Ralf Breth, ambasador i OSBE-së.

Ekspertët e mediave nga ana tjetër shprehën shqetësimin për informimin selektiv dhe shtrembërimin e fakteve sidomos gjatë raportimit të protestave të fundit.

"Në më shumë raporte mund të vërehet fjalor etno-centrik, stereotipizues, negativ si dhe cenim i informimit të drejtë...mos raportim për ngjarjet, respektivisht heshtja e protestave para qeverisë të cilat ishin të dhunshme..raportim selektiv për ngjarjet, respektivisht minimizim i njërit grup në llogari të tjetrit", tha Vesna Shopar, ekspert për media.

Nga ana tjetër gazetarët Çomovski dhe Bllazhevska protestat e fundit i cilësuan si të nxitura nga partitë politik, viktimë e të cilave janë mediat dhe qytetarët.

"Protestat e fundit me shenjë ndëretnike janë protesta pas të cilave qëndron politika. u bëjë apel gazetarëve të mos jetë në njëanshme, të luftojnë për të vërtetën, për standardet dhe para se gjithash t'i hapin temat që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të gjithë viktimave të konfliktit 2001-shit", u shpreh Katerina Bllazhevska, gazetare.

"Kriza parazgjedhor partiake paraqet krizë të besimit dhe rritet në një përplasje më të madhe ndëretnike e cila mbase nuk do të shkaktojë konflikt të përmasave të gjerë por do ta thellojë hendekun e mosbesimit..në kushte kur zgjedhjet lokale në gjithë botën paraqesin një proces normal ne i shkatërrojmë me pamje që ngjasojnë me ato të Bejrutit në Ballkan", theksoi Aleksandar Çomovski, gazetar.

Gazetarët u bënë thirrje kolegëve të tyre që t'i respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të balancuar me qëllim që të shmanget manipulimi i opinionit dhe destabilizimi i brendshëm i shtetit. Semra Jakupi

Recommended