Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se ky proces nuk është transparent dhe shitja e tyre bëhet nën çmim: "Dështove me 3 privatizimet strategjike". Reagon Kryeministri: "Na duhen para për të ndërtuar shkolla, rrugë. Ju shitët falas 24 HEC-e".

Debatet janë shoqëruar edhe me replika mes kryeministrit Berisha, kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi: Berisha: "Ju ka mbetur mendja te karrigia e kryetarit; PS është kthyer te muzeu i Enverit; nuk jeni më në lista; Rama do të zbresë Ruçin nga kali; Cacit i preu kokën pas darkës, s'e ka më këshilltar; ku e keni Abdyl Frashërin, ah, Bashkim Finon, në sallë".
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended