Debatet në Kuvend Braçe, Ahmetaj, Haxhinasto

  • 9 years ago
Debate në Parlament për privatizimin e HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit. Opozita e quan privatizimin e 4 HEC-eve të shpejtuar dhe akuzon maxhorancën për privatizim të nxituar për qëllim elektoral. Kompania KURUM i ka blerë këto HEC-e me vlerën e 110 milionë eurove. Kontrata është miratuar me vendim qeverie dhe do të hidhet në votim sot në Kuvend.
Lotaria kombëtare nuk duhet të jetë monopol. Kur të vijnë në pushtet, do ta anullojmë kontratën e saj. Përse të jetë monopol, kur mund të japim 3-4 licenca të tilla? Ajo nuk është një investim strategjik"- Kështu e ka nisur debatin e tij në Kuvend, për këtë çështje, deputeti socialist Arben Ahmetaj.
"Lotaria kombëtare, e cila nuk duhej të shitej", - tha ai, -"është shitur me çmimin më të ulët të mundshëm. Ky është qëllimi i kontratës, që i është paraqitur sot Kuvendit. Dua t'i tregoj qytetarëve shqiptare se cfarë qëllimi ka, duke cituar nenet e saj."

Recommended