Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ringjallja e nacionalizmit në shtetet e Ballkanit është më e rrezikshme se sa kriteret e tjera që Brukseli i kërkon vendit. Ish zv/kryeministrja për çështje evropiane Radmilla Sheqerinska tërhoqi vëmendjen se problemet ndëretnike po kërcënojë jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe imazhin e tij ndërkombëtar. Sipas Sheqerinskës, për aq kohë sa Bashkimi Evropian nuk përqendrohet në çrrënjosjen e nacionalizmit, ngjarjet e ditëve të fundit do të përsëriten madje në forma edhe më të rënda.

"Çështjet më të rëndësishme ndëretnike siç është arsimi dhe mungesa e integrimit në arsim i vendosim ndër tepih përderisa nuk na ndodhin ngjarjet në Kala, përleshjet nëpër shkolla, ajo që ndodhi para 2 dhe 3 ditësh në qendër ët Shkupit, këto zgjasin 10 ditë... jemi shumë të skandalizuar, shumë të shqetësuar por pastaj ato zhduken edhe nga diskursi politik i brendshëm, ai mediatik por dhe ai evropian derisa të na kthehen në ndonjë formë më të rëndë", deklaroi Radmilla Sheqerinska, LSDM.

Sipas Senton Kaçanikut, një nga organizatorët e tribunës së sotme mbi rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, problemi kryesor qëndron në faktin se Brukseli merret me simptomat dhe jo gjenezën e problemit. Sipas tij, në mungesë të vullnetit të qeveritarëve për të zgjidhur një situatë të tillë të tensionuar, ndihma duhet të vijë nga Brukseli.

"Ne e kemi kryeministrin Gruevski në Maqedoni i cili sistematikisht i shtyp shqiptarët ekonomikisht me anë të buxhetit, e madje në mënyrë të dhunshme edhe fëmijët kanë filluar t'i rrahin dhe BE nuk e shfrytëzon asnjë mekanizëm për të parandaluar këtë. Problemi shumë serioz është që BE-ja po merret me çështje shumë sipërfaqësore dhe nuk e targeton rrezikun shumë të madh që po ringjallet ai fashizëm sllav që ka shkaktuar luftërat e viteve të 90-ta. Siç po shihet sot në Maqedoni e vetmja mënyrë që shqiptarët të faktorizohen është nëse dalin në rrugë sepse edhe vet subjektet politike shqiptare kanë krijuar marrëdhënie klienteliste me popullin e pastaj me qeverinë sllave dhe nuk janë të interesuar të shtyn përpara një përmirësim të situatës", tha Senton Kaçaniku, Programi zhvillimor për lidership, Kosovë.

Sipas Lidija Dimovës nga Qendra për edukim evropian mënyra e vetme për përmbushjen e suksesshme të reformave evropiane, është përmes presionit dhe kushtëzimit të shtuar dhe më rigoroz të Brukseli ndaj qeverisë. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended