Analistët dënojnë protestat e të rinjve maqedonas

  • 9 years ago
Paradoks që shkatërron konceptin e shtetit multi- etnik. Kështu i komenton analisti Alajdin Demiri protestat e maqedonasve të organizuara kundër emërimit të Talat Xhaferit në ministrinë e Mbrojtjes. "Shqiptarët, thotë ai, nuk duhet të përmenden si fajtor kujdestar për incidentet në shtet".

"Në këtë rast një pjesë e branitellave janë duke organizuar protesta kundër një ministri shqiptarë. Është një paradoks i cili ne esencë e ka konceptin dhe urrejtjen, konceptin e rrënimit të shtetit ,multi-etnik dhe urrejtjen ose albanofobinë që gjithnjë e më shumë po eksponohet në Maqedoni. Njëher janë branitellat, njëherë janë të tjerët të cilët gjithmonë janë të mbrojtur nga institucionet dhe janë të institucionalizuar. Gjithsesi se shqiptarët do tu përgjigjen protestave. Mendoj se ishte pyetje e dytë sot ose nesër, mirëpo është një metodologji e cila imponohet në formë mbrojtjeje dhe në formë të ngritjes së zërit, posaçërisht kur kohëve të fundit në Ballkan çështja e nacionalizmit gjithnjë e më tepër eksponohet, që do të thotë se është një projekt i zi rreth Maqedonisë dhe reth Ballkanit", deklaroi Alajdin Demiri- analist.

Luftën e kemi lënë pas, dhe atje të mbeten edhe paragjykimet, thotë analisti tjetër Ismet Ramadani. Brezat e rinj të maqedonasve, sipas tij, duhet të pranojnë se bashkëjetesa nënkupton edhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në menaxhimin e ministrive të qeverisë.

"Protestat e djeshme janë protesta të cilat nisen nga një ekskluzivitet për të cilën maqedonasit janë mësuar vite me rradhë dhe gjithnjë kanë mbledhur një bindje edhe tek rinia si dhe në opinion se ministria e mbrojtjes ose ministria e punëve të brendshme ose në një ministri tjetër që është e rëndësishme është ekskluzivisht e përcaktuar që ata ta udhëheqin. Në këtë rast ndoshta revolta është pak më e madhe për shkak të ministrit Talat Xhaferri dhe të kaluarës së tij si pjesëmarrës në konfliktin e 2001,respektivisht si pjesëtarë i UÇK-së", deklaroi Ismet Ramadani, analist.

Edhe analisti Agim Jonuz, i quan këto protesta, skenarë të panevojshëm dhe incidente tendencioze. Ministri Xhaferi, thotë ai, nuk është për herë të parë në poste të larta pushteti. Jonuzi shprehu keqardhjen që, për tema të politikës ditore, kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve po manipulohen.

"Është për të ardhur keq dhe është tragjike përdorimi i fëmijëve për qëllime politike. Kjo vetëm tregon se sa ne, më të moshuarit, jemi të papjekur. Ndërmjet vete4 i zgjidhim gjërat, sepse të rinjtë bëjnë atë që të moshuarit u thonë, i ndezin, pra ne më të moshuarit jemi ata që jemi për një dajak të madh, u shpreh . Agim Jonuz -- analist

Dje para qeverisë u zhvilluan protesta kundër emërimit të Talat Xhaferit, ministër i mbrojtjes. Por protestuesit e shpërndarë sulmuan qytetarë shqiptarë, që nga rrugët e deri nëpër kafene. Petar Bllazhevski

Recommended