Vrasja e kryekomisarit, Arben Frrokut i sekuestrojnë makinën

  • 9 years ago
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Tiranës, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë me dy breshëri Kallashnikovi ish-shefi i Komisaraitit Nr.6 Dritan Lamaj. Ndërkohë që dje Gjykata e Selanikut i komunikoi akuzën 43-vjeçarit Arben Frroku, i dyshuar si autor i vrasjes së kryekomisarit, Shqiptarja.com zbulon sot se ai nuk rezulton të ketë qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Burime të rezervuara pranë organit të akuzës thanë se në automjetin tip "BMW", e cila u përdor nga autorët e ngjarjes për ekzekutimin e Lamajt, janë gjetur një sërë provash të rëndësishme. Është bllokuar edhe automjeti me të cilin Arben Frroku udhëtoi drejt Selanikut.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended