Branitellat vazhdojnë të protestojnë kundër emërimit të Talat Xhaferrit si ministër i mbrojtjes. Dhjetëra ish branitella dhe përkrahës të tyre të udhëhequr nga kryetari i 'Dinjitetit' Stojanco Angellov kanë shprehën revoltën e tyre ndaj gjestit të partive në pushtet, i cili sipas tyre lëndon ndjenjat e maqedonasve. Dinjiteti të hënën do të dorëzojë iniciativën për referendum kundër emërimit të ish ushtarëve të UÇK-së në krye të ministrisë së mbrojtjes, punëve të brendshme dhe atë të drejtësisë. Kryetari i Kuvendit është i obliguar që në afat prej 3 ditësh t'u kthejë përgjigje, pas çka 'Dinjiteti' do të fillon mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve të nevojshme për referendum.
"Jam i indinjuar nga e gjithë kjo situatë. Së pari një deserter nuk mund të bëhet ministër i mbrojtjes. E dyta, i nënçmojnë branitellat në çdo aspekt. Ka edhe arsye të tjera nga e kaluara që nuk do ti them tani. Tani jam këtu për branitellat, sepse janë të nënçmuar", deklaroi Damijan Simonovski, protestues. Alsat-M
Comments